Prej katër ditësh i zhdukur, dalin rezultatet e autopsisë për adoleshentin e mbytur

Një 17-vjeçar nga Këlcyra, i cili ishte denoncuar i zhdukur prej katër ditësh nga familjarët, është gjetur i mbytur në lumin Vjosa. Matias Rizallari, dyshohet se mesditën e së dielës është mbytur në lumin Vjosa ndërsa lahej.

Sipas burimeve në Policinë lokale i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të. Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në hyrje të Këlcyrës mëngjesin e sotëm, pas mbërritjes së polumbarëve të RENEA-s.

Trupi i pajetë i të riut u dërgua ekspertizë mjekoligjore në morgun e spitalit rajonal Omer Nishani në Gjirokastër, ndërsa autopsia u bë nga një mjek ligjor i mbërritur nga Vlora. Bëhet e ditur se nga rezultatet e autopsisë rezulton se në trupin e tij nuk ka shenja dhune, por vetëm mbytjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
RTV Ora - Prej katër ditësh i zhdukur, adoleshenti gjendet i mbytur në lumin Vjosa

/Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?