Prej vitesh pa asnjë investim, Gjici: Ka ardhur koha të zhvillojmë fshatin Nangë!
Ditën e sotme kryebashkiaku Safet Gjici ishte në fshatin Nangë për të parë nga afër punimet për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit.
I shoqëruar nga banorët e zonës Gjici premtoi se së shpejti kjo rrugë do të jetë funksionale.
Kujtojmë që prej vitesh në fshatin Nangë nuk ka pasur investime, e nga ana tjetër banorët shprehen të kënaqur për këtë vepër e cila do të zhvilloj zonën.
Në statusin e tij Safet Gjici shkruan:
“Sot për të parë nga afër dhe uruar banorët për fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës më kryesore të këtij fshati.
👉Ndihem vërtetë i lumtur që kërkesa e tyre prej 30 vitesh tashmë po bëhet realitet. 🙏
#PunëTëMiraNaPresin💪
Të gjithë bashkë për Kukësin që duam!”
View this post on Instagram