Prekëse/ Vogëlushja 3-vjeçare vë lule në vendin ku u shua familja Gushi
Ngjarja që ndodhi ditën e djeshme ka prekur zemra e të gjithë shqiptarëve teksa apele të pafundme përsa i përket udhëtimit në rrugë janë postuar në të gjitha faqet sensibilizuese.
Një gjest i veçantë ka ndodhur sot në vendin ku ndodhi aksidenti fatal.
Një vogëlushe vetëm 3 vjeç, e shoqëruar nga daja i saj, ka vendosur sot lule në vendin ku dy të mitura së bashku me prindërit e tyre vdiqën më 25 qershor 2021. Vogëlushja apelon për të gjithë shoferët, të ecin avash, për të mos rrezikuar më, as sot e as kurrë, asnjë fëmijë, e as prindërit e tyre!