Preket nga koronavirusi një fëmijë shqiptar vetëm 7 muajsh e gjysmë

Një fëmijë shqiptar 7 muajsh e gjysmë u diagnostikua me covid 19 në ishullin e Rodosit në detin Egje, rasti i parë në ishull.

Mësohet se familja shqiptare jeton në fshatin Arkangjelos të ishullit.

Mësohet se ata ishin kthyer para 12 ditësh nga Italia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmija kishte pasur temperaturë,dhe ishte dërguar në spitalin e Rodosit për ekzaminim. Atje mjekët konfirmuan se bebja ishte prekur nga virusi,dhe e shtruan në një dhomë të posaçme të këtij spitali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë,familjarët dhe mjekët e spitalit që patën kontakte me fëmijën,janë futur në karantinë.

Gjendja e fëmijës për momentin është e mirë dhe reagon mire ndaj kurave që po i injektohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?