Preket Stresi, reagon për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat

Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi, por në disa raste edhe problematik për policinë pasi  u përfol mjaft shumë për arrestimin e tij nga policia, gjatë ditës së zgjedhjeve, ka reaguar ndaj vrasjes së policit të RENEA-s, në Lazarat.

Vrasja e policit të RENEA-s, e ka prekur reperin, i cili i ka kushtuar një status në profilin e tij në “Facebook”.

“Çdo bir polici është biri i një nëne shqiptare. Ky gjest nuk tolerohet është gjest kriminal ndaj forcave RENEA. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për policin e vrarë”, shkruan Stresi.

SHKARKO APP