Prekja nga Covid-19, njerëzit me këtë grup gjaku kanë më pak rrezik

Dy studime të reja sugjerojnë se njerëzit me grupin e gjakut zero mund të jenë në një rrezik më të ulët nga prekja me Covid-19 dhe kanë një gjasë të zvogëluar për t’u sëmurë rëndë. Të dy studimet ofrojnë prova të mëtejshme se grupi i gjakut mund të luajë një rol kryesor në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe shansin e tyre për të pasur një periudhë të rëndë të sëmundjes.

Hulumtimi i parë i bërë në Danimarkë në 473.654 njerëz të cilët u testuan për Covid-19 midis shkurtit dhe korrikut, zbuluan se vetëm 7.422 teste me grupin e gjakut zero dolën pozitiv. ”Grupi i gjakut zero është i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me ndjeshmërinë e zvogëluar ndaj infeksionit SARS-CoV-2”, shkruajnë autorët e studimit.

Studimi tjetër i kryer në Kanada, tregon rezultate të ngjashme. Nga 95 pacientë të sëmurë kritikë me Covid-19, një përqindje më e lartë me grupin e gjakut A ose AB – 84 për qind kërkonte ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut O ose B, i cili ishte 61 për qind. Studimi zbuloi gjithashtu se ata me gjak të tipit A ose AB kishin një qëndrim mesatar në njësinë e kujdesit intensiv prej 13.5 ditësh, krahasuar me 9 ditë për ata me tip zero ose B.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?