Prela hesht për konfliktin, shoferi shtyn gazetarët (VIDEO)
Pas konferencës së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela u largua me shpejtësi, edhe pse interesimi i gazetarëve ka qenë i lartë.
Gazetarët e pyetën dhe gjatë konferencës por Prela nuk iu përgjigjur interesit lidhur me situatën në prokurorinë e Krimeve të Rënda. ku nisi procedimi disiplinor për 10 prokurorë.
Në momentin kur ajo po dilte nga godina, gazetarët kanë nxituar të marrin një reagim, por ka qenë e pamundur. Drejtori Veliu ka shoqëruar deri te makina Donika Prelën, ndërsa shoferi i saj ka shtyrë në një moment gazetarët që ndodheshin aty.

KOHA JONË SONDAZH

