Premtim i mbajtur, vijojnë punimet në shkollën 9-vjeçare të Shushicës

Në Shushicë vijojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare, duke i dhënë jetë një investimi të rëndësishëm në shërbim të 314 nxënësve dhe 33 mësuesve që çdo ditë kontribuojnë në edukimin e brezit të ri.
Ky investim përfaqëson një premtim të mbajtur të Kryetarit të Bashkisë Elbasan ndaj banorëve të zonës dhe komunitetit shkollor. Punimet po ecin me ritme të shpejta për rilindjen e shkollës, një investim i ardhur edhe si kërkesë e vetë banorëve.
Projekti i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan parashikon rikonstruksionin e godinës ekzistuese, si dhe ndërtimin e godinës së re për fushën e futbollit, të pajisur me të gjitha standardet e sigurisë.

Ky investim synon të ofrojë kushte më të mira, ambiente më funksionale dhe më dinjitoze për nxënësit dhe stafin pedagogjik, duke garantuar hapësira bashkëkohore për mësim dhe zhvillim.

Bashkia Elbasan vijon angazhimin e saj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, duke e konsideruar arsimin një prioritet kyç për të ardhmen e komuniteteve lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?