Premtimi i kryeministrit Rama: 2020 do të jetë më shumë e fëmijëve
Kur na ndajnë edhe parë orë nga ndërrimi i viteve, ku pritet të trokasë 2020-ta, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë shqiptarët përmes një video mesazhi.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë një video që i dedikohet fëmijëve, ndërsa premton se ky vit do të jetë për ta.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1143020576044460/?t=0
“Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve”, shkruan Rama.
Kujtojmë se dje në një videomesazh, Rama teksa bëri një bilanc të 2019-ës, premtoi rindërtimin e të gjitha banesave dhe pallateve që u shembën gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.