Premtimi i Ramës: Do të ndërtohen 10 mijë apartamente
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë, Edi Rama, premtoi ndër të tjera se në një periudhë afatgjatë do të ndërtohen 10 mijë apartamente.
“Skenari im i preferuar është ndërtimi i dis qytezave të reja, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri më tani, që ndërtohen për të varfërit dhe që e kanë në ballë në gjithë jetën që janë të varfër. Do të ndërtojmë një lagje të re, me ndërtime të reja, me kopshte çerdhe, lagjja më e bukur në Durrës.Në Tiranë dëshiroj të ndërtojmë 1 lagje të madhe dhe dy lagje të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje në një konsultë. Në zonën e Kurbimit të gjitha pallatet do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re. Pra do të kemi 10 mijë apartamente në një fazë të gjatë dhe 5 mijë apartamente në afat të shkurtër. Do të bëjmë ndërtime të reja që janë shembullore, qeveria do të ndërtojë në të njëjtin nivel dhe me shumë shpenzime” , u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

