Premtimi i Ramës për fëmijët tek Trauma: Bluze e firmosur nga Ronaldo
Mbrëmjen e kësaj të shtune, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar në spitalin e Traumës disa nga fëmijët e prekur nga tërmeti që ndodhen të shtruar dhe po marrin trajtimin e duhur.
Teksa është interesuar për shëndetin e tyre, Rama u ka premtuar djemëve të vegjël se për ta do të sjellë bluze të firmosur nga yjet e futbollit, ku njëra prej bluzeve do të jetë me firmën e Cristiano Ronaldos.
Nga ana tjetër, Rama mësoi se njëri nga fëmijëtshtë hedhur nga kati i pestë për të shpëtuar nga tërmeti shkatërrues. Djalit në fjalë, Rama i premtoi se do ta marrë në shtëpinë e tij nëse nuk do të ketë se ku do të strehohet.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

