Premtimi nga Berisha: Nuk presim forcat Delta në Surrel, do të zbarkojnë Deltat tona
“Nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, sepse do zbarkojnë Deltat tona”, këtë premtim dha sonte Sali Berisha në Foltoren e demokratëve para Kryeministrisë. Ai paralajmëroi se Ramën se do të përballen me drejtësinë, njësoj si Maduro. Ai u shpreh i vendosur të çojë përpara betejën politike deri në fitore, ndërsa këtë vit e cilësoi vendimtar dhe të triumfit të të opozitës.
”A e kuptoni pra pse thoshte ky dje në artikull mos kujtoni se jam Maduro. Jo, jo, je Ramaduro. Natyrisht do t’i them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel.
Ja ku i ke Deltat. Këta Delta që i ke këtu para, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Atje do i kesh. Po, por një gjë, njëlloj si Maduron, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh bashkë me Lindat, Lubitë dhe të gjithë suitën tënde. Për këtë e siguroj”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

