Premtoi dorëheqjen por Rudina shpëton mandatin dhe thyen vendimin e PD

Disa ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor në Ditën e Rinisë, deputetja e PD-së, Rudina Hajdari premtoi se ishte e gatshme të digjte mandatin si deputete, me qëllim për t’ju bashkuar protestës së studentëve.

Ndërsa sot, Rudina Hajdari ka ndryshuar nga pozicioni që mbajti vetëm pak ditë më parë. Edhe pse opozita kishte përcaktuar 8 deputetë, 4 nga PD dhe 4 nga LSI do të ishit sot në kuvend u shfaq edhe Hajdari. Deputetja u paraqit sot në seancën plenare të Kuvendit, duke shpëtuar mandatin si deputete, që i rrezikohej për shkak të bojkotit të opozitës.

Në fjalimin e mbajtur në foltore, Hajdari ngriti gishtin kundër deputetëve të mazhorancës, por edhe të opozitës. ”Studentët janë të mbushur nga ju këtu, dhe nga ata atje (opozita)”, deklaroi deputetja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rudina Hajdari ka thyer sot vendimin e marrë nga Grupi Parlamentar. Kryetari i grupit, Edmond Spaho, kishte caktuar deputetët Valentina Duka, Ervin Salianji, Luçiano Boçi dhe Izmira Ulqinaku për të mbrojtur në seancë amendamentet e LSI-së, për zbatimin e kërkesave të studentëve. Deputetja Hajdari nuk ishte pjesë e këtij grupi por gjithsesi u paraqit në seancë. Nga ana tjetër, Hajdari sulmoi edhe drejtuesit e opozitës, çka tregon për një tension në raportet e saj me partinë ku bën pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Fjalimi i Rudina Hajdarit ne Kuvend-Politiko.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?