Prençi: Përmbytjet në Laç, këmbanë alarmi për pushtetin vendor

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se situata e përmbytjeve në Laç është një këmbanë alarmi për strukturat e pushtetit vendor, të cilët duhet të pastrojnë kolektorët. Duke shtuar se situata e mbrëmshme në Laç ishte paralajmëruar që në datën 6 tetor.

“Situata që ndodhi mbrëmë në Laç ishte paralajmëruar që në datën 6, që do të kishte reshje të dendura, të gjitha strukturat ishin paralajmëruar. Si rezultat i intesitetit të reshjeve përrenjtë kanë sjellë sasi të mëdha aluvionësh, te kolektori ka pasur prurje të mëdha mbetjesh urbane, shto këtu edhe pjesën që kanali është i papastruar. Ka shumë mbetje dhe uji ka shpërthyer duke përmbytur rreth 60 shtëpi, por ka bërë edhe dëme të tjera. Në orën 24:00 është gjetur edhe një kufomë, të cilin e kanë marrë reshjet dhe e kanë sjellë këtu. Strukturat e emergjencës civile e kanë gjetur këtu të pajetë.

Sot situata është me e qetë, nivelet e ujërave kanë rënë 2 metra në kolektorët kryesore. Kanë mbetur këto pasoja që shikojmë, Kjo është një këmbanë alarmi për bordin e kullimit, për bashkinë që vjeshta nuk duhet t’i gjejë të papastruar këta kolektorë. Është për të ardhur keq që ky kolektor çdo vit merr jetë njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto mund të konsiderohen edhe aksidentale, sepse njoftimi ishte dhënë dhe qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm. Ne kemi dhënë porosi që të kenë kujdes edhe për fëmijët kur i çojnë në shkollë. Kujdesi qytetar duhet rritur dhe për këtë, emergjencat civile kanë lançuar këtë kujdes që duhet të kenë. Mediat e kanë bërë punën e tyre për të propaganduar këtë fenomen të natyrës, por kërkon angazhime më të madha nga strukturat e emergjencave civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë rreth 500 ha tokë nën ujë në rajonin e Laçit. Parashikohet mot me shumë shira. Kjo është situatë alarmi për strukturat e pushtetit vendor. Duhet të ngrejnë një flotë të kapacitetit teknik dhe njerëzor për të pastruar kolektorët kryesorë. Në rast se nuk mbajmë pastër kolektorët që të thithin ujërat do të përballemi me përmbytje.

Në Laç kanë mbi 30 policë, 30 FNSH, 60 forca të ushtrisë, 40 forca zjarrfikëse dhe gjithë strukturat vendore. Unë shqetësimin më të madh e kam që të parandalojmë”, sqaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?