Prençi: Shqipëria digjet nga zjarret, të blihen helikopterë

Zjarret e fundit në disa zona pyjore, treguan vështirësinë që hasin autoritetet për t’i shuar ato. Në të tilla kushte, për shuarjen e zjarreve, në ndihmë të ekipeve të specializua ju erdhi një helikopter privat i kontraktuar nga qeveria. 

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci, duke parë situatën e ditëve të fundit, ka pohuar se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një flotë të saj për luftën ndaj zjarreve. 

“Ministria e Mbrojtjes ka kapacitete dhe ka helikopterë, por nuk ka të përshtatur për operacional për të luftuar zjarrin në pyje. Edhe një helikopter që ka e ka në minimumin e mundshëm të kapaciteteve, të papërfillshëm për të fikur zjarrin. Shteti shqiptar duhet të investojë dhe të ngrejë një flotilje për luftimin e zjarrit nga ajri”, deklaron Prençi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me zjarret e fundit, ajo nënvizon se Ministria e Mjedisit ka punuar por nuk i ka kushtet për të mbyluar të gjithë zonat e prekshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ministria e Mjedisit në të gjitha zjarret që kanë ndodhur nuk është dukur fare. Unë nuk e kam kontaktuar dhe nuk kam parë një punonjës të saj që të merret me zjarrin. As Bashkia e Shkodrës nuk më kanë kontaktuar fare, nuk ka kërkuar mbështetje operacionale as nga toka e as nga ajri. Nuk jam që zjarrfikësit e Shkodrës të rrinë në repart e të mos lëvizin, apo të rrinë në rrugët e Velipojës dhe të presin që të shkojnë nga Tirana për ta shuar zjarrin”, shton Prençi.

Prençi bën apel edhe për prokurorinë që të thellojë hetimet, pasi në Shëngjin janë gjetur flakadan, çka dëshmon se zjarret kanë qenë të qëllimshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?