Presidenca bullgare e BE: Ballkani, prioriteti më i rëndësishëm

Presidenca bullgare e Bashkimit Europian ka si prioritet të rëndësishëm ecurinë e Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi është ripërsëritur nga ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva, e cila ka vlerësuar se qëndrueshmëria në rajon nënkupton siguri në mbarë Europën.

Ballkani Perëndimor është prioriteti më i rëndësishëm i presidencës bullgare të Bashkimit Europian. Ishte ministrja e jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ajo që konfirmoi këtë qasje gjatë një fjalimi të mbajtur në Komitetin e Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke theksuar se rajoni ka peshë e rëndësi për të gjithë kontinentin.

Zaharieva paralajmëroi për prezencën e faktorëve të huaj në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që pohoi se përgjegjës për këtë fakt është Bashkimi Europian që nuk është mjaftueshëm i angazhuar në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Jashtme bullgare shprehu besimin e saj se mungesa e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor përkthehet në paqëndrueshmëri në vetë kontinentin Duke u ndalur në çdo vend të rajonit, Zaharieva u shpreh se presidenca bullgare ka mundësi realiste për të hapur kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim të Malit të Zi e Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Sa i përket mungesës së një qasjeje të përbashkët të Bashkimit Europian për Kosovën, Zaharieva theksoi se autoritetet kosovare duhet t’i japin prioritet procesit të reformave veçanërisht në sundimin e ligjit.

Bashkimi Europian nuk do të tolerojë çështjet ende të pazgjidhura në rajon si ratifikimi i demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës, apo negociatat mes Maqedonisë e Greqisë lidhur me emrin, sipas Zaharievës. Kjo do të thotë se asnjë vend nuk do të mund të anëtarësohet më në BE, pa çështje dypalëshe të pazgjidhura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?