President nga dera e Partisë Socialiste, PD vijon të jetë konfuze

Partia Demokratike vijon që të jetë konfuze për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Kanë vendosur të mos dërgojnë asnjë emër për raundin e tretë edhe pse emrat i kanë. Vetëpërjashtohen nga negociatat, por për momentin bojkotin e përjashtojnë si opsion.

“Dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor deri ne 12 natës nese i ndryshon mendja”, tha kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj.

Gjasat që socialistët të ndryshojnë mendje janë zero. E sigurtë është që Qershor të majtët do i japin vendit një President me firmat e tyre.

SHKARKO APP