Presidenti Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë ”Rama 4”, nuk përfshihet ”Diella”

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar qeverinë ”Rama 4”, ku fjala është për 16 ministra, dhe nuk përfshihet ”ministrja” e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ”Diella”. Dekretet tashmë do të t’i kalojnë Kuvendit, ku qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë. Në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”, e cila për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Ky i fundit përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë “për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Njoftimi i plotë

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë. Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, Presidenti Begaj dekretoi:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;

2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;

4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;

6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;

9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;

11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;

13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;

16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;

17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?