Begaj, mesazh gazetarëve: Puna juaj e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar, por mos u dorëzoni para vështirësive

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në gazetari, një event i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Kreu i Shtetit u shpreh se puna e gazetarëve është nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar, por i inkurajoi që të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për informim të paanshëm.

Shpesh e kritikuar, shumë herë e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar drejt, puna juaj lidhet me besimin në një kauzë të lartë: informimin e paanshëm dhe sensin analitik për t’i dhënë kuptim jetës së përditshme shoqërore”, tha Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Begaj u kërkoi gazetarëve që të mos u dorëzoni para vështirësive, duke shprehur mbështetjen maksimale ndaj tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i shtetit theksoi se rastet e dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur.

Kjo kauzë kërkon njerëz idealistë, që besojnë tek idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike, ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni përpara vështirësive, sepse mbarëvajtja juaj është mirëqenia e shoqërisë.

Ju duhet të ndiheni jo vetëm të inkurajuar, por dhe të sigurt në kryerjen e detyrës tuaj. E përsëris edhe një herë mbështetjen time maksimale për ju. Rastet e dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur, sikurse edhe rastet e cenimit të lirisë profesionale dhe lirisë së të shprehurit nëpërmjet presioneve direkte apo indirekte”, përfundoi Begaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?