Presidenti Begaj pritet në takim nga kryeparlamentari Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim presidentin Bajram Begaj. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen president, duke i uruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore. Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës.

Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare. Kryetari Konjufca dhe presidenti Begaj i kanë vlerësuar të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?