Presidenti Begaj takime me figura të shquara të komunitetit shqiptar në Filadelfia

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në qytetin e Filadelfias me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti Begaj u takua me Genti Toshkezin, neurokirurg i njohur dhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Filadelfia, duke e vlerësuar si një figurë që nderon komunitetin shqiptar me arritjet dhe përkushtimin e tij profesional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit zhvilloi gjithashtu biseda me Doris Dobin, matematiciene dhe Vera Muçajn, shkencëtare në fushën e biologjisë, me të cilat diskutoi mbi rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë shqiptarë që ndjekin karrierë në shkencë dhe kërkime shkencore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Begaj pati edhe një takim me shkrimtarin Gaqo Bushaka, një nga zërat më të rëndësishëm të komunitetit shqiptar në këtë qytet, duke vlerësuar kontributin e tij në pasurimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

Këto takime janë pjesë e angazhimit të Presidentit për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të nxitur rolin e saj në zhvillimin kombëtar.

Presidenti Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?