Presidenti Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkët
Aktualitet Lajme E Diel, 5 Prill 2026 08:36
Presidenti i Republikës ka uruar besimtarët katolikë: Gëzuar Pashkën!
Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.
Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.
Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.
Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!

KOHA JONË SONDAZH