Presidenti dekreton Vladimir Avdiaj si Komandant të Forcave Ajrore
Policia e ka mbyllur operacionin “Dukagjini 2″ vetëm me korrjen dhe asgjësimin e kanabisit, ndërsa arrestimi i autorëve edhe kësaj here ka rezultuar mision i pamundur.
Pas asgjësimit të mbi 200 parcelave policia paralajmëron ndëshkime për përfaqësuesit e pushtetit lokal.
Në zonën e Dukagjinit gjenden vetëm punëtorët e parcelave të kanabisit, ndërsa kultivuesit e vërtetë janë në qytete.
Këtë deklaratë ka lëshuar në përmbyllje të operacionit në Malësinë e Dukagjinit drejtori i hetimit dhe parandalimit të krimit në policinë e Shtetit, Skender Kalemi.
“Zona e Dukagjinit është specifike.
Paraqet vështirësi pasi banorët janë transferuar në vendet urbane dhe në këto zona ka shumë pak njerëz.
Kultivimi bëhet në tokat e askujt të komunës. Me informacionet që disponojmë sot kultivuesit e vërtetë janë ato që jetojnë në zonat urbane këtu vetëm paguajnë njerëz me mëditje të cilët i mbajntë të kujdesen.
Njerëz me nivel arsimimi të ulët dhe të paangazhuar për shkak të mos pasjes së një profesioni i përdorin për të punuar”
Për përfaqësuesit e pushtetit lokal që nuk kanë bashkëpunuar me policinë, Kalemi nuk ka përjashtuar marrjen e masave në mbyllje të hetimeve, raporton Ora News.
Operacioni në zonën e Dukagjinit përfundoi me asgjësimin e 135 mijë rrënjëve kanabis, ndërsa zbulimi i kultivuesve ka rezultuar mision i pamundur.
KOHA JONË SONDAZH

