Presidenti i ekipit të Mamurrasit bën aksident, shpëton mrekullisht

Presidenti i Mamurrasit, Ded Nreca, pësoi ditën e djeshme një aksident automobilistik, por për fat të mirë gjitçka kaloi pa dëmtime fizike.

Në një reagim për “Panorama Sport”, ai tha se ky ishte aksidenti i parë që pësonte.

“Është rasti i parë që pësoj një aksident automobilistik. Falënderoj Zotin që arrita të shpëtoj pa dëmtime fizike nga një përplasje e tillë”, tha presidenti i Mamurrasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca, u përfshi ditën e djeshme në një aksident automobilistik pranë qytetit të tij. Ai është përplasur nga një tjetër mjet, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëme njerëzore, po vetëm materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit. Ndreca prej vitesh është në krye të skuadrës mamurrsake, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?