Presidenti i Estonisë në Tiranë: Përshpejtoni reformat në çdo front. Shqipëria një xhevahir i Detit Mesdhe në fushën e turizmit

Presidenti i Estonisë Alar Karis, këtë të mërkurë u prit në Tiranë nga homologu Bajram Begaj. Në konferencën e tyre të përbashkët, dy krerët e shteteve vunë theksin te bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm e po ashtu në mbështetjen e përbashkët ndaj Ukrainës.

Presidenti Karis u shpreh se Estonia e mbështet vendin tonë në rrugën e integrimit evropian. Ai tha edhe se Estonia dhe Shqipëria do kenë një bashkëpunim intensiv në fushën e sigurisë kibernetike.

“E falënderoj për këtë takim të frytshëm, jam i kënaqur që jam në Tiranë për herë të parë si President, nga hera e fundit i shoh ndryshimet, bota përreth gjithashtu ka ndryshuar. Vendi juaj ka marrë hapa të rëndësishëm në rrugën e gjatë drejt BE, qoftë në sektorin e drejtësisë. Ju nxis që të përshpejtoni reformat në çdo front, dua t’ju siguroj se Estonia është një mbështetës i fortë i integrimit tuaj në BE. Estonia mbështet integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Reformat janë çelësi për t’iu bashkuar, por janë dhe thelbësore për zhvillimin e vendit tuaj. Integrimi në BE jep mundësinë për zhvillim rajonal dhe brenda vendit”,-tha presidenti i Estonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi, ai e cilësoi vendin tonë një xhevahir të Detit Mesdhe në fushën e turizmit. ”Jam i lumtur që Shqipëria është zbuluar si një ndër xhevahiret fshehta në detin Mesdhe, ka një numër të lartë të turistëve estonezë që e vizitojnë e gjithashtu ftoj shqiptarët të vizitojnë brigjet tona disi më ftohta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?