Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:53 Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë … Një deklaratë e Uli Hënes ka ngritur shqetësime të reja për të ardhmen sportive të Jamal Musialës. Presidenti i nderit i Bayern Munichut ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti i Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin Antiterrorit

Aktualitet E enjte, 19 Qershor 2025 21:07
Presidenti i Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin Antiterrorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ceremonia e nderimit u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Italisë dhe titujt e akorduar iu dorëzuan Drejtues i Lartë Neritan Nallbatit dhe Drejtues Alban Dautajt, nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Në ceremoni morën pjesë dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, si dhe Prokurori i SPAK, Adnan Xholi.

Titujt, vlerësim i lartë për kontributin që kanë dhënë strukturat respektive të Policisë së Shtetit, në marrëdhëniet policore bilaterale dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Konkretisht, Nallbati u vlerësua për kontributin e tij vendimtar në forcimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, përmes veprimtarive të përbashkëta operative, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe ndalimit të shtetasve të rrezikshëm, në kërkim nga drejtësia italiane.

Dautaj u vlerësua me motivacionin, bashkëpunim i përditshëm me Policisë italiane, kontribut në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe krijim të grupit trepalësh “Skënderbeg” (ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, kundër terrorizmit ndërkombëtar). Gjithashtu, Dautaj është pikë referimi për çështjet e sigurisë dhe ka ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Ambasadori Alberti u shpreh: “Puna e përbashkët midis Policisë italiane dhe asaj shqiptare është një nga arsyet kryesore që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Dy drejtuesit që sot marrin dekoratën janë elemente shumë të rëndësishme të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të çmuar të bashkëpunimit me Italinë. Është një nder i veçantë që t’iu dorëzojmë sot, këto dekorata.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e marrjes së titullit, Nallbati, mes emocionesh, u shpreh: “Ky nderim nuk është vetëm një vlerësim personal për mua, por mbi të gjitha një mirënjohje për skuadrën e Policisë Kriminale dhe për bashkëpunimin e veçantë ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë italiane. Një bashkëpunim i ndërtuar mbi besim, profesionalizëm, sinqeritet dhe përkushtim të ndërsjellë, që është konkretizuar me veprimtari të përbashkëta në terren dhe me përballje me sfida të përbashkëta. Faleminderit nga zemra, Presidentit të Italisë, për këtë vlerësim, si dhe faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm, për mbështetjen në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive. Një falënderim i veçantë i shkon dhe familjes sime, që ka përballuar me durim dhe sakrificë gjithçka që sjell jeta si oficer policie.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkaq, Dautaj, gjithashtu i emocionuar, tha: “Ky titull vjen si finalizim i një marrëdhënieje të shkëlqyer, të ndërtuar ndër vite në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit. Një falënderim i veçantë i shkon Zyrës së Interforcës së Ambasadës Italiane, të kryesuar nga miku im i veçantë, Gava, për bashkëpunimin e shkëlqyer në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, realizimin e operacioneve të përbashkëta dhe funksionimin shembullor të grupit operacional “Skënderbeg”, tashmë një histori suksesi. Një falënderim shkon dhe për Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen, vlerësimin dhe motivimin që na jep për përmbushjen e misionit.”

Mund t'ju interesojë

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pi...

Para 6 minutash
Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Para 14 minutash
Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Para 20 minutash

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për të vijuar bashkëpunimin solid dhe shumëdimensional me partnerët italianë, për përmbushjen e objektivave madhorë, goditjen e krimit të organizuar, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të të dyja vendeve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …
Para 4 minutash

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm
Para 6 minutash

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur
Para 14 minutash

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi
Para 20 minutash

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 13 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 20 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.