Presidenti i Izraelit në Tiranë, takim me Begajn dhe Ramën

Presidenti izraelit Isaac Herzog, do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator. Herzog pritet të takohet me homologët e tij Aleksandar Vuçiç dhe Bajram Begaj. Kreu i shtetit hebre do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Drejtori i CIA-s William Burns ishte në Serbi dhe Kosovë, muajin e kaluar dhe u takua me homologun e tij serb. Të dy diskutuan, ndër të tjera, për situatën e sigurisë në Izrael

SHKARKO APP