Presidenti i Kamzës: Nuk kam konflikte, por as frikën njeriu

Dyshimet e para flasin për një konflikt të biznesmenit me persona të tjerë, ndërsa është ende herët të flitet për persona të dyshuar.

Ndërsa, Qarri mësohet të ketë deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me askënd.

Ai ka treguar për mediat edhe momentet kur ka dëgjuar shpërthimin në makinën e tij, të cilën e kishte parkuar para një lokali, ku edhe po pinte kafe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin. Dola nga lokali dhe pashë makinën time. Fillimisht mendova se ishte një shkëndijë elektrike edhe për faktin se ishte e parkuar prej 5 orësh në atë vend. Nuk kam konflikte me askënd, nuk kam as borxhe dhe as nuk i frikësohem askujt”, ka thënë Naim Qarri për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në zonë nuk ka  pasur dëshmitarë, por pritet që të kontrollohen kamerat sigurisë të ndodhura aty, për të parë nëse është filmuar personi i cili ka vendosur tritolin në automjet.

Naim Qarri është biznesmen i njohur në vend, dhe prej vitesh është president i ekipit të Kamzës, e cila u ngjit në superligë këtë vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?