Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, vizitë në Shqipëri
Ndërkohë që Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut presin një vendim nga vendet europiane, për hapjen e negociatave të anëtarësimit në samitin e tetorit, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të vizitojë këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të martën e 17 shtatorit, zyrtari i lartë i BE-së pritet të vizitojë Tiranën, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.
Pjesë e këtij turi është edhe vizita e tij në Shkup. Ai pritet të përcjellë një mesazh pozitiv për hapjen e negociatave për të dy vendet, mirëpo vendimi i tetorit mbetet ende në pikëpyetje.
KOHA JONË SONDAZH

