Presidenti i Kukesit: Do ta nxjerr Vllazninë 2 herë kampione në 5 edicione,

 

“Do ta nxjerr Vllazninë 2 herë kampione në 5 edicione, por bashkia e Shkodrës duhet të japë 500 mijë Euro në edicion” ky është kushti i Gjicit. Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici vendos kushte bashkisë së Shkodrës për marrjen e drejtimit të ekipit të Vllaznisë dhe lë 5 ditë afat për kthimin e përgjigjes, në të kundërt vazhdon me Kukësin.

Letra e plotë
President i FK Kukësit, z. Safet Gjici, me konsideratën më të lartë për tifozërisë e Vllaznisë dhe historisnë gati shekullore të djepit të futbollit shqiptar, por dhe në respekt të pafaund për tifozërinë e Kukësit dhe opinionin publik, bën këto sqarime rreth pozicionimit të tij në futbollin shqiptar.

Të nderuar miq të futbollit kudo që jeni !

Kohët e fundit nisur nga dëshira e shumë sipatizantëve të Vllaznisë , unë ka deklaruar se nëse lë ekipin tim të zemrës Kukësin, i vetmi ekip ku mund të kontriboj është Vllaznia .
Kjo dhe nga mërzia që më solli ndëshkimi ne tavolinë në ndeshjen me Legia Varshavën dhe nga mungesa e mbështetjes që kam patur nga bashkia e Kukësit.

Unë si njeri i fjalës së mbajtur, dhe i rezultateve me histori europiane të Kukësit, me dëshirën e madhe për të ndihmuar futbollin shqiptar , jam i gatshëm që të kontriboj tek Vllaznia , por unë dua rezultate dhe tituj, ndaj më duhet të bëj publike dhe kërkesat e mia për Vllazninë dy herë kampione në pesë sezone.

Së pari në një sezon futbollistik unë kërkoj që të jem bashkëaksioner konform gjithë rregullave në fuqi me Bashkinë Shkodër në marrëveshje mbi baza ligjore e juridike dhe trasparente për publikun.

Unë kërkoj që shuma që do derdhë bashkia në arkën e klubit para fillimit të sezonit të jetë 500 mijë euro, ndërkohë unë do të garantoj shumën prej 700 mijë eurosh në çdo fillim sezoni. Aksionet do të jenë 40% bashkia dhe 60% unë si president i klubit.

Kërkoj adminsitrimin nga ana ime të stadiumit, komplekseve stërvitore, akademisë , ekipeve zinxhir dhe ekipit të vajzave, si dhe gjithë bazës materiale dhe stërvitore.

Unë do jem personi që do drejtoj dhe menaxhoj gjithë aktivitetin organizativ e finaciar të klubit.

Unë dua të kem dorë të lirë në ndërtimin e ekipit, stafit dhe adminstratës së klubit , dhe nuk dua ndërhyrje apo ndikime në këto emërime dhe vendime

Bashkia do të ketë vetëm një person në administartë që do jetë dhe koordinator mes klubit dhe bashkisë , pjesën tjetër të adminsitratës dhe stafit e përzgjedh unë .
Gjithashtu presidenti do të jetë person i vetëm që vendos mbi kontratat me lojtarët dhe stafin , si dhe për përfitimet dhe premiot.

Unë jap mbështetjen time maksimale për Vllazninë, duke deklaruar se do jem pjesëmarrës për cdo vit në Kupat e Europës dhe për një periudhë 5 vjeçare garantoj se e shpall ekipin dy herë kampion, duke e lartësuar edhe më shumë këtë ekip elitar të Shqipërisë.

Koha e bashkëpunimit me Vllazninë duhet të jetë pese vjeçare , mbi marrëvëshje dypalëshe, me vendime të Këshillit Bashkiak , dhe gjithë procedurave ligjore e juridike që kërkon një sipërmarrje e tillë.

Unë pres përgjigje nga Bashkia e Shkodrës brenda pese ditëve , ndryshe vijoj punën , që nuk e kam ndërprerë asnjë ditë, në të mirë të Kukësit . Edhe tek Kukësi nëse do kem mbështetjen e bashkisë, e cila duhët të shlyejë detyrimet e parapambetuar dhe të garantojë detyrimet për sezonin e ri që nis shumë shpejt.

Këtë e bëj nga dëshira që kam për të qenë pranë futbollit, mirëkputimin e tifozërisë , ndryshe unë do shoh punët e mia , sespe kam bërë të pamundurën në futboll dhe mbetem një admiruses i futbollit.

Me respekt , Safet Gjici. Tiranë, 08,08.2015.

SHKARKO APP