Presidenti i Maqedonisë në Prishtinë: Jemi pro zgjidhjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar sot nga Prishtina se në takimin me Vjosa Osmanin ka zhvilluar një bisedë pozitive dhe shtoi se mes dy vendeve duhet të ketë një bashkëpunim më të thelluar.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se me Osmanin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se është i vetëdijshëm se ky proces është shumë i komplikuar, por se vendi i tij është përkrahës i fuqishëm.
“Besoj të gjithë njerëzit me vullnet të mirë në rajon dhe më gjerë ta mbështesin do ta mbështesin zgjidhjen e kontekstit. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciprocikisht që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje”, u shpreh ai.
Më tej ai shtoi se dialogu është i vetmi mekanizëm që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë vendet e rajonit kanë arritur të përparojnë shumë në shumë fusha.