Presidenti i Maqedonisë pushon në bregdetin shqiptar (Fotolajm)

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të përballuar këto ditë të nxehta vere.

Mësohet se Ivanov ka zgjedhur Jalën për të pushuar së bashku me familjen e tij.

Ai është parë nga pushuesit në një hotel dhe në bregdet duke notuar në ujërat e jonit. Ivanov do të qëndrojë një javë dhe më pas do t’i drejtohet sërish Shkupit.

Jala dhe bregdeti i Jonit kanë qenë destinacione të preferuara edhe të zyrtarëve të lartë shqiptar të të gjitha trevave.

Më parë, aty ka pushuar edhe Atifete Jahjaga, ish­kryeministri Berisha etj. 

SHKARKO APP