Presidenti i Parlamentit Europian letër edhe Ruçit: Bashkë do dalim nga kriza

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, u shkruan kryeparlamentarëve të rajonit se BE-ja po merr në konsideratë këto kërkesa. Reagimi i tij ka ardhur pas letrës në të cilën kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkonin lehtësimin e rregullave për eksportet e pakisjeve mjekësore dhe shtimin e ndihmës për luftën ndaj pandemisë Covid-19. ”Si President i Parlamentit Evropian mund t’ju siguroj për mbështetjen time të plotë për të gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që ju të mund të mbroheni nga efektet negative të kësaj krize. Miqtë e mirë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë të vështira, jo vetëm në kohë të mira. Është koha për solidaritet dhe rajoni juaj duhet të përfshihet. Nëse rrimë të bashkuar, mund të dalim më të fortë nga kjo krizë”.

Letra e plotë

Ne po përjetojmë një sfidë të paparë, te shkaktuar nga pandemia Covid-19. Një problem global nuk mund të ketë zgjidhje kombëtare, dhe në shumë aspekte, kjo përhapje e Koronavirusit është një test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet evropiane vepruan mirë dhe paraqitën një linjë unike në propozimin e zgjidhjeve europiane, zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe që përpiqen të mos lënë mënjanë vendet më të brishta.

Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes tonë evropiane dhe prirja e tyre evropiane është përtej çdo dyshimi. Ndaj, jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çdo masë e marrë në nivel evropian duhet të përfshijë vendet tuaja, dhe së paku të mos shkaktojë ndonjë pasojë negative në përpjekjet tuaja për t’u pëballur me pandeminë COVID.

Të jeni të sigurtë se BE tashmë po shqyrton mënyrat për të përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e tij reagues. Si President i Parlamentit Evropian mund t’ju siguroj për mbështetjen time të plotë për të gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që ju të mund të mbroheni nga efektet negative të kësaj krize. Miqtë e mirë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë të vështira, jo vetëm në kohë të mira. Është koha për solidaritet dhe rajoni juaj duhet të përfshihet. Nëse rrimë të bashkuar, mund të dalim më të fortë nga kjo krizë.

SHKARKO APP