Presidenti i PE foli në Parlamentin e Shqipërisë

 

Presidenti i PE, Martin Schulz foli  sot në Parlamentin e Shqipërisë. Ai beri një përmbledhje të historisë që nga Lufta e Dytë botërore.

Martin Schulz: Për mua është një kënaqësi dhe nder të flas sot në Shqipëri. Në Europë kemi lënë pas një vit që janë zhvilluar shumë aktivitete përkujtimore. Këto janë të rëndësishme pasi na lejojnë që të ndalojmë dhe të sjellim ndërmend se nga vijnë dhe si ngjarjet e së shkuarës ndikojnë të të tashmen tonë dhe të tregojnë sesa të lidhur jemi ne europianet, sesa ngushtë varet e ardhmja jonë nga bashëkpunimi.

Para një shekulli lufta e parë botërorë filloi në Sarajve. Miliona njerëz vuajtën pasojat e luftës edhe vendi juaj i cili vetëm pak kohë para Luftes se pare boterore kishte fituar pavarësinë. Kjo luftë ka pas një vend të shkatërruar, fuqitë ranë, perandoritë ranë, kufijtë u vendosën.

Shqipëria u pushtua sërish në L. II. B, masakra në Borovë ishte një akt ku ushtarët gjermanë në shenjë hakmarrje ndaj partizanëve vranë gra e fëmijë. Ky akt do të na mbushë me turp.

Një popull i cili udhëhiqet nga pranimi se është e vetëkuptueshëm që ti hapësh portën, një parim që ju e quani besa, një populli të tillë mund ti shpreh vetëm respektin tim të thellë.

Në 1944 ju u cliruat, por perdja e hekurt e ndau vendin në dysh, edhe Gjermania u nda në dysh.

Schulz vlerëson bashkëpunimin me Serbinë

Vendi juaj dhe Serbia po afrohen në kohët e fundit që përputhen me frymën europiane. Rama hodhi një hap të rëndësishëm me vizitën në nëntor . Vizita e Vuçiç në Tiranë pasoi vizitën e Ramësi dhe  ju përgësoj për këtë.

Mes fqinjve mund të ketë dallime në mendim, diferencat janë pjesë e jetës, e rëndësishme është si zgjidhen  ato. Ne në Europë i zgjidhim me konsensus. Ne eruopianët bisedojmë gjatë derisa të gjejmë një zgjidhje.

Nëse mendojmë për luftërat  e së shkuarës kur konfliktet u zgjidhen me konflikte ushtaraek, duhet te marrim fund, problemet zgjidhen me negociata.

Unë vetë jam rritur në një zonë kufitare, unë sot jetoj në kufrin mes Belgjikës dhe Holandës. Mënyra më e mirë është ti hapësh kufijtë, për ti zbehur ato dhe për të zgjidhur cëshjten.

Angazhimi juaj për cështjet e rajonit është shembullor.

SHKARKO APP