Presidenti i ri fut në sherr Gjatën dhe Felajn: Mos më ndërprit, mbylle! Na le të flasim
Çlirim Gjata dhe nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj janë përplasur gjatë një debati për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në emisionin “Open”, Felaj tha se opozita nuk ka sjellë emër kandidati, ndaj sipas saj ndodhi ngërçi në tre raundet e para. Por Gjata i është kundërpërgjigjur ashpër teksa Felaj tentoi ta ndërpriste.
Pjesë nga debati
Felaj: Formalisht Kuvendi i Shqipërisë është në rregull. Grupi parlamentar është ai që njihet. Ata përfaqësohen në Konferencën e Kryetarëve, edhe deputetë të tjerë janë përpjekur të hynë në negociatë. Ajo që ka ndodhur ka qenë mosdakordimi i opozitës për një emër kandidati.
Gjata: Mbylle, na le të flasim. Mos më ndërprit. Mbylle na le të flasim.
Felaj: Evito fjalën “mbylle”.
Gjata: Të mbështetesh te dy figura politike, ça përfshirje është këtu. Ai këtë e ka ditur që në krye të herës që do e zgjedhi vetë.