Presidenti i ri, Mediu: Duhet proces gjithëpërfshirës, LSI-ja u la jashtë

Si do zgjidhet Presidenti i ri? Kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se opozita duhet të jetë e bashkuar në negociatat.

Për të nga ky proces nuk mund të përjashtohen parti që kanë peshë elektorale, si Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Ne duhet të shkojmë duke përfaqësuar të gjithë interesin opozitar, interesin e qytetarëve që kanë votuar opozitën më 25 prill. Këtu nuk mund të përjashtohen as deputetë dhe as partitë politike. Nuk mund të përjashtohet nga ky proces një parti e cila ka një peshë elektorale më të madhe se partitë e tjera, siç është LSI-ja”.

SHKARKO APP