Presidenti i ri, socialistët: 10 maj, seanca e parë e votimit

Me 10 maj do të jetë testi i parë i tentativës socialiste në zgjedhjen e presidentit me 84 vota, që socialistët nuk i kanë.

“Idea është që konferenca e kryetarëve të mbahet me datën 4 Maj. Unë do të propozoja që data 10 Maj të ishte mbajtja e raundit të parë të votimit për presidentin e ri të republikës. Ne do të shkojmë në fazën e parë për të diskutuar një kalendar dhe më pas per te diskutuar edhe një profil. Do ta quaja jo vetëm dobësi por edhe papërgjegjshmëri, vetëpërjashtimin e secilit prej grupeve parlamentare të opozitës nga procesi”,-tha Taulant Balla.

Po ashtu ai tregoi se zarfet me propozimet e deputetëve socialist janë hapur por duhet pritur ende në bërjen publike të preferencave të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?