Presidenti i Shoqatës së Turizmit: Probleme më ujin, energjinë dhe mbeturinat

 

Zgjedhjet vendore do të penalizojnë turizmin shqiptar këtë vit. Sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit, në shumë zona bregdetare pushteti vendor nuk funksionon, ndërsa ka probleme me pastrimin, energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm. Ndërkaq shqetësuesr është edhe mungesa e kapaciteve akomoduese.

Zgjedhjet vendore dhe ndërrimi i kryebashkikëve do t’i kushtojë turizmit shqiptar këtë verë. Shoqata Shqiptare e Turizmit jep alarmin se në mjaft zona bregdetare ka probleme me ujin e pijshëm, energjinë elektrike dhe mbeturinat, ndërkohë që pushteti vendor është pothuajse inekzistent.

Zak Topuzi, presidenti i Shoqatës së Turizmit: Nuk është situatë e favorshme, tranzicioni i zgjedhjeve ka bërë që një pjesë e mirë e pushteteve lokale mos të jenë funksional. në jug një pjesë e fshatrave nuk kanë ujë, kanë mbeturinë. Nuk funksionon proces zinxhir i mbledhjes së mbeturinave.

Sipas Topuzit, Shqipëria vuan ende nga probleme të pazgjidhura në vite, siç është mungesa e kapaciteteve në akomodim, ndërkohë që çmimet janë në të njëjtat nivele të një viti më parë.

Zak Topuzi, presidenti i Shoqatës së Turizmit: Gati 80% e hoteleve janë deri në 20 dhoma. Ka pak hotele me kapacitetet të madha dhe kjo është nëj nga problemet kryesore. Çmimet janë pak a shumë të njëjta, Shqipëria nuk ka ndryshuar.

Kriza greke të paktën për momentin nuk ka dhënë ndikim negativ në turizmin shqiptar, pasi sipas Topuzit vijojnë të vijnë turistë nga vendi fqinj. Shoqata Shqiptare e Turizmit kërkon miratimin e ligjit të ri të tuizmit, me qëllim vendosjen e standarteve në këtë sektor.

 

SHKARKO APP