Presidenti Joe Biden mbërrin në Tel Aviv

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka mbërritur në Tel Aviv për një vizitë zyrtare në Izrael. Mes protestave pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë shkëmbejnë akuzat se kush ishte fajtori. Shpërthimi shënon një fazë të re të rrezikshme në luftën e Izraelit me Hamasin, e cila kërcënon të përhapet në rajon. Me vizitën e tij, Biden kërkon të demonstrojë mbështetje të vendosur për Izraelin, ndërsa ai punon për të eleminuar Hamasin, duke kërkuar gjithashtu mënyra për të lehtësuar vuajtjet në Gaza.

Biden u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu me të cilin do të zhvillojë edhe një takim ku do të diskutojnë mbi situatën e krijuar në Rripin e Gazës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?