Presidenti Meta bisedë telefonike me Ramush Haradinaj, i kërkon ndihmë me forca xheniere
Presidenti i Republikes Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.
Presidenti Meta i ka kërkuar ndihmë me forca xheniere dhe ekipe emergjence për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura.
“Presidenti i Republikës Ilir Meta bisedë telefonike me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.
Presidenti Meta i kërkon ndihmë me forca xheniere dhe ekipe emergjence për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura!”,- njofton zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.