Presidenti Meta drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Rajonit

Presidenti Ilir Meta niset drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, niset në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë Takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?