Presidenti Meta, inisiativë për nxitjen e votimit në masë: Çdo demotivim, përgjumje e indiferencë nuk shërben
Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim online me përfaqësues të shoqërisë civile me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij.
Kreu i shtetit nënvizon se një pjesëmarrje masive dhe një proces shembullor zgjedhor do ishin një kontribut i madh për të tejkaluar këtë tranzicion të shumë zgjatur.
“Çdo demotivim, përgjumje dhe indiferencë e qytetarëve, nuk i shërben as demokracisë dhe as vetë qytetarit, për të qenë aktiv të ndërtimin e sistemit të llogaridhënies. Çdo qytetar që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet nesër për Qeverinë” nënvizoi Meta.
Të pranishëm në këtë takim, Gert Shella nga INFOÇIP konstatoi se qytetarët gjenden “në një presion jodemokratik, kryesisht me largime nga vendet e punës, për të orientuar votën dhe kjo është e papranueshme dhe e dënueshme.”
Nga ana e saj presidenti nënvizoi se 25 prilli do të jetë referendum.
“Problemet e të gjithë sistemit tonë demokratik, janë probleme të legjitimitetit të institucioneve tona. Ky problem zgjidhet më 25 prill, nëpërmjet referendumit.
Të gjithë duhet të bashkohemi për t’i ndihmuar zgjedhësit që ata të mos kenë probleme në këtë proces, por të shkojnë drejt këtij procesi me garancinë e plotë se vota e tyre nuk dot të preket.”