Presidenti Meta: Institucionet të reagojnë për revanshin e krimit në qytetet kryesore të vendit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjet kriminale në disa qytete kryesore të vendit. Në një mesazh publik në rrjetet sociale, Presidenti kërkon nga institucionet e sigurisë publike që të reagojnë.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”,- shkruan kreu i shtetit Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditëve të fundit, vendi është tronditur nga një seri vrasjes të tipit mafioz në Vlorë, Elbasan dhe Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, May 12, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?