Presidenti Meta ka ditëlindjen. Urimi me foton dhe dedikimin emocionues i vajzës së vogël, Era

Familja Meta ka festuar sot ditëlindjen e Presidentit të vendit, Ilir Meta.
Kreu i shtetit, ka festuar sot 51-vjetorin e tij në një gjendje aspak normale për të gjithë dhe ka zgjedhur që kjo ditëlindje e tij të jetë sa më private.
Megjithatë në një ditë të veçantë si e sotmja për Z. Meta, nuk ka munguar urimi i vajzës së tij të vogël, Era Meta me të cilën Presidenti ka një lidhje mjaft të ngushtë.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto krah të atit, kur ka qenë më e vogël në moshë e ku duket mjaft e qeshur.
“Gëzuar ditëlindjen babi. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem gjithmonë fansja jote numër 1”, – ka shkruar vajza e Metës në postimin e fundit në rrjetet sociale. Era Meta thuhet se është “pika e tij e dobët” dhe në shumë evente publike ajo është shoqëruesja e tij.
Kujtojmë se çifti Meta janë prindër të tre fëmijëve, Borës, Erës dhe Besarit, të cilët ndryshe nga më e vogla e familjes janë të tërhequr nga vëmendja publike dhe intervistat. revistawho.com

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?