Presidenti Meta: Kapriçot e Ramës dhe urrejtja e tij ndaj medias kushtuan 110 mln euro. Të hetohen abuzimet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për humbjen e gjyqit nga Shqipëria me biznesmenin italian, Francesko Bechetti për mbylljen e televizionit Agon Channel. Në një deklaratë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se kapriçot e Edi Ramës dhe urrejtja e tij për median i kushtuan Shqipërisë 110 milionë euro.

Presidenti kërkon hetim nga institucionet lidhur dhe me fshehjen e informacioneve për procedurat e gjyqit që u zhvillua në arbitrazh.

Postimi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë”.

https://arkiva.kohajone.com/zyrtare-shqiperia-do-i-paguaje-becchettit-110-mln-euro/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?