Presidenti Meta kritika Ballkanit të Hapur: Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon

Kreu i shtetit, Ilir Meta, sot në Prishtinë foli për një rrymë serbo-centriste që po gjallon në rajon përmes vorbullave artificiale, duke kritikuar Ballkanin e Hapur që sipas tij nuk është gjithëpërfshirës dhe rivalizon Procesin e Berlinit.

Presidenti kërkoi një marrëdhënie më të vërtetë mes Kosovës e Shqipërisë, që të shkojë përtej spektaklit të takimit mes dy qeverive, dhe t’i japë zgjidhje çështjes së tarifave që duhet të paguajnë sipërmarrësit.

Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon, përmes provokimit të vorbullave artificiale, ku as Tirana apo Prishtina nuk mund t’i lejojnë vetes të tregohen indiferente apo symbyllta. Himinizimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të vendeve tona. Çdo tentativë për të na tërhequr drejt një të ardhmeje përmes halucinacioneve të së shkuarës, duhet të ndesh me një refuzim të prerë. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal po konstatojmë oshilacione të padobishme si në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ashtu edhe në raport me BE-në, e kam fjalën edhe për energjitë kaq të tepërta që po i përkushtohen Mini-Shengenit dhe Ballkanit të Hapur. Rezerva e parë është parimore për sa koha bashkëpunimi është gjithëpërfshirës nuk mund të ofrohet me gjuhë imponuese, politikës përjashtuese dhe faktit të kryer. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar Procesin e Berlinit, që është gjithëpërfshirës dhe shoqërohet me garancinë financiare të BE-së”, u shpreh presidenti.

SHKARKO APP