Presidenti Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Dekreti i firmosur nga Kreu i Shtetit është botuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku renditen edhe arsyet e kthimit të Kodit.

Në njftimin zyrtar të Presidencës thuhet se me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta thotë se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës

Kthimi në Kuvend vjen pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Dekreti i Presidentit

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T

“PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 118/2020
‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’,
I NDRYSHUAR’”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe pjesë përbërëse e tij.

Nr. Dekretit 11797
Tiranë, më 22.10.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Në linkun e mëposhtëm gjeni arsyet e kthimit të ligjit nga Presidenti Meta

https://president.al/wp-content/uploads/2020/10/Arsyet-e-kthimit-nr.-118-2020.pdf

SHKARKO APP