Presidenti Meta kthen “Taksën e rentës minerare”: Me këtë ligj, oligarkët zhvasin pasurinë publike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer ligjin e “Taksës së rentës minerare”, duke e kthyer atë për shqyrtim në parlament.

Kreu i Shtetit argumenton se ky ligj ka si qëllim përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare.

Më tej Presidenti Meta thekson ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milionë lekësh.

Në përfundim të shqyrtimit të këtij ligji, konstatohet se ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, autonominë e pushtetit vendor, si dhe dëmton hapur interesin publik dhe pasurinë kombëtare”, thuhet ndër të tjera në argumentet e Presidentit të Republikës për arsyet e kthimit të ligjit.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit thekson se kësaj nisme i mungon transparenca që nga momenti që është propozuar, vlerësuar, analizuar kostot pozitive dhe negative në ekonomi për këtë nënsektor dhe për nënsektorët e tjerë, deri te formalizimi i propozimit.

SHKARKO APP