Presidenti Meta kujton manifestimin e 2 marsit 2020: Misionin e nisur vjet e çojmë deri në fund përmes referendumit historik të 25 prillit 2021
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kujton manifestimin e 2 marsit 2020, të thirrur nga vetë kreu i shtetit në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta, teksa falëndëron edhe një herë të gjithë ata që morën pjesë në këtë manifestim, shkruan se “misionin e nisur më 2 mars 2020 e çojmë deri në fund përmes referendumit historik të 25 prillit 2021“.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta
Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!
PRANVERA KUQEZI PO VJEN! 🇦🇱
KOHA JONË SONDAZH

