Presidenti Meta: Kush prek votën e lirë s’ka shpëtim, do të marrë ndëshkim spektakolar!

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sot nga qyteti i Durrësit se kushdo që prek votën në zgjedhjet e 25 prillit, “do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar”.

Presidenti Meta i ka quajtuar ata që prekin votën si armiq të Republikës.

E thërras këtë aleancë me qytetarët për të sensibilizuar, nxitur e përkrahur cdo qytetar apo funksionar publik të përgjegjshëm të denoncojë cdo veprim të paligjshëm në KQZ apo te presidenti që cdo kush të vihet përballë përgjegjësisë sipas ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne bashkë do garantojmë se kushdo që tenton të prekë votën e lirë s’do ketë shpëtim, por ndëshkim të mrekullueshëm, spektakolar sic e meriton një armik i Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush prek votën është armik i Republikës se degradimi i zgjedhjeve na ka bërë këtu që të jemi kaq mbrapa sa të ëndërrojmë zgjedhje si në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut”, tha Presidenti Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?